Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Hiqen nga qarkullimi qindra makina të vjetra

Posted on March 17, 2026 By admin No Comments on Hiqen nga qarkullimi qindra makina të vjetra
Post Views: 8

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur numri i automjeteve të vjetra që janë çregjistruar nga qarkullimi.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë çregjistruar gjithsej 1.761 mjete, me moshë mesatare prej 22 vitesh. Ndërsa, është shënuar një rritje prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Çregjistrimi i mjeteve të amortizuara është një hap i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për rritjen e sigurisë në rrugë.

Automjetet e vjetra shpesh kanë standarde më të ulëta sigurie dhe ndikojnë më shumë në ndotjen e ajrit, ndaj largimi i tyre nga qarkullimi ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në uljen e rrezikut të aksidenteve.

Ndërkohë, kontrolli teknik i automjeteve mbetet një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë në rrugë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë dy muajve të parë të vitit Janar- Shkurt 2026, një numër i konsiderueshëm prej 16.301 nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin teknik.

Për shkak të problemeve që lidhen me sistemin e shkarkimit të gazrave; mangësi vizuale dhe funksionale; sistemi i drejtimit & amortizimit, si dhe problemeve që lidhen me sistemin e frenimit.

Nga ana tjetër, individët kanë mundësi të kryejnë procedurat përmes platformës e-Albania, ku mund të rezervojnë online takimin për shërbimin e nevojshëm.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasnsportit Rrugor u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të kontrollojnë rregullisht dokumentacionin dhe gjendjen teknike të mjetit që posedojnë, në mënyrë që automjeti të jetë gjithmonë i sigurt dhe gati për qarkullim në rrugë

Interesting

Post navigation

Previous Post: U tall me fytyrën e banores, familja e Brikenës reagon ashpër ndaj Dj Gimbos!
Next Post: Artan Hoxha zbulon skenarin: Projekti i ri Portit të Durrësit do i jepej ruso-grekëve, por ja çfarë zbuloi SHBA që

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme