Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK, Rama: Balluku, çështje e mbyllur

Posted on March 15, 2026 By admin No Comments on Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK, Rama: Balluku, çështje e mbyllur
Post Views: 10

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e deputetes Belinda Balluku është e mbyllur, duke theksuar se Kuvendi e ka trajtuar dhe ka vendosur të mos autorizojë kërkesën përkatëse.

Sipas Ramës, vendimi i Kuvendit erdhi pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe në vlerësimin se kërkesa ishte pjesë e një qasjeje që, sipas tij, nuk duhet të vazhdojë.

“Çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, nesh, është një çështje e mbyllur.

Kuvendi u shpreh pasi e trajtoi me kujdes. Nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisje që s’mund të vazhdojë pafundësisht ku njerëzor trajtohet si të ishin mjete në luftën kundër korrupsionin

E kthyen Shqipërinë ne delen e zezë, si vendin me më shumë të paraburgosur. 58% e popullatës sot në burgje, nuk janë gjykuar por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve në vend që të jetojnë me punën e tyre jashtë dhe të ndiqen në gjendjen e lirë.

Liria e deputetit s’mund të kufizohet me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe bëjnë çfarë të duan.”, tha Edi Rama.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Një pasdite vonë, një familje e vogël hyri në një stacion modest policie në një qytet të qetë
Next Post: Irani KË*CËNON me jetë kryeministrin e..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme