Rama jep lajmin e mirë/ Shqipëria, është më afër se kurrë…

Views: 103

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim masiv me socialistë të Qarkut Korçë, me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë vuri në pah ndryshimin epokal të 26 majit ’96 me 26 majin e vitit 2026, kur Shqipëria sot është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian se kurrë më parë.

“Dua ta lidh këtë 26 maj me 26 majin e shumë pak ditëve më parë, ku PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart në rrugën drejt majës që faktikisht është amaneti që kemi ndaj të parëve tanë, është borxhi që u kemi fëmijëve tanë; maja ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar, ku pa diskutim do të vendosim me respekt flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit“, tha Rama.

Leave a Comment