LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, detajet e para

Views: 447

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një pallat të ndërtuar para viteve ’90.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.

Leave a Comment