Rreth 20 persona janë lënduar të hënën në një kompleks tregtar luksoz në Tokio pasi një burrë ka spërkatur një substancë brenda ndërtesës, sipas policisë dhe shërbimeve të zjarrfikësve.
Policia tha se një burrë ka spërkatur substancën pranë një ATM-je në katin përdhes, ndërsa autoritetet raportuan se rreth 20 persona kanë pësuar lëndime pas një raporti për një “erë të çuditshme”.
Rruga përpara qendrës tregtare në zonën e njohur Ginza u bllokua, ndërsa zjarrfikëse dhe ekipe emergjente u vendosën në vendngjarje.
Disa persona janë transportuar me barela në ambulanca, ndërsa të tjerë janë kontrolluar nga ekipe mjekësore të veshura me pajisje mbrojtëse.
Sipas mediave, shumica e lëndimeve duket se janë të lehta.
Një grua 70-vjeçare tha se i filloi djegie dhe irritim në fyt kur iu afrua zonës së ATM-së dhe më pas ndjeu mpirje të lehtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e incidentit.
Në Japoni, krimet e dhunshme janë relativisht të rralla, megjithatë ndodhin herë pas here incidente të tilla, përfshirë sulme me thikë ose raste të rralla me armë.
Vendi ka ende kujtime të rënda nga sulmi me gaz nervor në metro në vitet 1990, ku u vranë 14 persona dhe mijëra u sëmurën./cbsnews.com