Të paktën 220 persona dyshohet se kanë vdekur nga një shpërthim i vazhdueshëm i virusit Ebola, ka deklaruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ai tha se për shkak të vonesave në zbulimin e rasteve, ekipet mjekësore po “përpiqen të arrijnë situatën”.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në një vend fqinj kanë raportuar dy raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve atje në shtatë, ndërsa në vendin tjetër numri i rasteve të dyshuara ka kaluar 900, me mbi 100 raste të konfirmuara.
Sipas autoriteteve, shpërthimi duket se ka nisur disa ditë ose javë para se të shpallej zyrtarisht.
Në disa zona të prekura, situata është përkeqësuar nga sulmet ndaj qendrave mjekësore dhe mosbesimi i banorëve ndaj autoriteteve, duke e bërë më të vështirë trajtimin e pacientëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
Shpërthimi lidhet me një variant të virusit për të cilin ende nuk ka vaksinë apo trajtim të aprovuar, megjithëse po zhvillohen prova klinike për një vaksinë të mundshme.
Në disa raste, qendra mjekësore janë sulmuar dhe janë evakuuar pacientë, ndërsa disa persona të infektuar kanë mbetur të zhdukur pas incidenteve.
Autoritetet kanë vendosur masa të reja, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha dhe kontroll më të rreptë në kufij për të frenuar përhapjen e virusit. /CBSNEWS.COM