“E reja po bënte livestream në TikTok kur u qëllua për vdekje në sallon bukurie – hetimi tronditës nis menjëherë”

Views: 176

Një influencuese 23-vjeçare është qëlluar për vdekje në një sallon bukurie ndërsa po bënte një transmetim live në TikTok të martën, kanë konfirmuar autoritetet.

Ajo u qëllua një herë në gjoks dhe një herë në kokë ndërsa po fliste me një person jashtë kamerës. Sipas policisë, ajo ka vdekur menjëherë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, ndërsa llogaritë e saj në rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi.

Prokurorët thanë se rasti po hetohet si një vrasje e mundshme e bazuar në gjini.

Vetëm disa orë pas këtij rasti, një ish-deputet u qëllua për vdekje në një kafene pranë zonës.

Policia po vazhdon hetimet për të dy rastet, në një rajon ku një kartel kriminal ka ndikim të fortë. /cbsnews.com

Leave a Comment