Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I mori jetën 7-vjeçarit, habit shoferi: “Jam në rrugë, kam të drejtën time”

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on I mori jetën 7-vjeçarit, habit shoferi: “Jam në rrugë, kam të drejtën time”
Views: 3,460

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Mengël në Elbasan, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar i identifikuar me inicialet P.B., ndërsa përplasja rezultoi fatale për të miturin.

Pas ngjarjes, një banor i zonës ka folur për mediat, duke treguar se drejtuesi i mjetit pretendonte se po lëvizte me shpejtësi shumë të ulët në momentin e aksidentit.

“Tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha: ‘Jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h’”, është shprehur dëshmitari.

Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se segmenti ku ndodhi aksidenti konsiderohet prej kohësh problematik dhe i rrezikshëm për këmbësorët.

Sipas tyre, në këtë rrugë kanë ndodhur edhe më parë aksidente, ndërsa kërkojnë masa urgjente për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e tragjedive të tjera.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën vogëlushit 7-vjeçar.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
Next Post: Kurban Bajrami 2026, ja ku do të falen besimtarët myslimanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme