Views: 3,313
Qeveria e Kosovës pritet që nesër të nisë ekzekutimin e mbështetjes financiare prej 100 euro për pensionistët, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Sipas njoftimeve nga ekzekutivi, pensionistët do t’i marrin mjetet direkt në llogaritë e tyre bankare, pa pasur nevojë për aplikim.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se pagesat synohet të realizohen në fillim të javës, para festës së Bajramit, ndërsa nga kjo pako përfitojnë edhe fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.