Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Trondit nena e Mirel Cokajt: Djali im nuk u rrezua ne mal, por e vrane per… Jep detajet e forta

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Trondit nena e Mirel Cokajt: Djali im nuk u rrezua ne mal, por e vrane per… Jep detajet e forta
Views: 771

Një humnerë e thellë në zonën e Kozhnjës së Malësisë së Madhe vazhdon të mbajë të fshehur misterin e vdekjes së 40-vjeçarit Mirel Çokaj. Edhe pse zyrtarisht ngjarja është referuar si një rrëzim aksidental, familjarët e viktimës hedhin dyshime të forta se pas saj mund të fshihet një vrasje e lidhur me parcelat e kanabisit në zonë.

Ngjarja ndodhi më 18 shtator 2025, kur policia mori njoftim për një person të rrëzuar në një humnerë në zonën malore të Kozhnjës. Fillimisht trupi i pajetë i Mirel Çokajt u lokalizua me dron nga efektivët e policisë, ndërsa vetëm pas 24 orësh u bë e mundur nxjerrja e tij nga terreni i vështirë me ndihmën e helikopterit të Forcave të Ushtrisë.

Por për familjarët, shumë detaje nuk përputhen me versionin e një aksidenti fatal. Telefoni celular i 40-vjeçarit nuk është gjetur ende, ndërsa sipas të afërmve ai kishte ndryshuar itinerarin që përdorte zakonisht dhe nuk duhej të rikthehej atë ditë nga parcela ku ruheshin qindra bimë kanabisi gati për korrje.Familjarët dyshojnë se Mirel Çokaj mund të jetë vrarë pas konflikteve për fitimet e parcelës së drogës. Motra e viktimës, Mirjana Çokaj, në një intervistë për emisionin “Review” nga Greta Topjana, ka ngritur akuza të forta dhe kërkon zbardhjen e plotë të çështjes.

“Kur flisja ditët e fundit me vëllain më dukej i mërzitur dhe e kuptoja që kishte diçka që e shqetësonte, por nuk më tregonte. Më 17 shtator më telefonoi nëna dhe më tha që vëllai nuk po përgjigjej në telefon. Kam pritur disa orë dhe më pas jam nisur drejt shtëpisë së prindërve. Aty gjeta numrin e bashkëpunëtorit të vëllait dhe e pyeta: ‘Ku ma ke lënë vëllain?’ Ai më tha se ishte te parcelat”, rrëfen Mirjana Çokaj e intervistuar nga gazetarja Matilda Braho.Sipas saj, kërkimet për 40-vjeçarin nisën menjëherë në zonën malore, ndërsa bashkëpunëtori i viktimës, Gëzim Preldakaj, fillimisht kishte refuzuar ta shoqëronte në kërkime.

“Atje u ndamë në dy grupe për ta kërkuar Mirelin. Në orën 07:15, Gëzim Preldakaj u nda nga unë për të kërkuar diku tjetër dhe po në atë orë më telefonoi duke më thënë se vëllai ishte rrëzuar dhe kishte vdekur. Tha se e kishte gjetur nëpërmjet telefonit”, shprehet ajo.

Familjarët insistojnë se Mirel Çokaj nuk ka humbur jetën aksidentalisht, por është vrarë. Ata dyshojnë se pas ngjarjes qëndrojnë konfliktet për pazaret e kanabisit dhe kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë më thellë.

“Bashkëpunëtori i vëllait tim, Gëzim Preldakaj, e di të vërtetën. Ishte ortak i tij dhe e ruanin bashkë kanabisin. Ne dyshojmë se vëllain ma kanë vrarë për prishje pazaresh të drogës. Telefoni i tij ende nuk është gjetur dhe aty ndoshta fshihet e vërteta e kësaj historie”, deklaron motra e viktimës.

Familjarët e Mirel Çokajt kërkojnë që hetimet të mos mbyllen si një aksident, por të hetohen të gjitha pistat që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje misterioze.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Tragjedi! Vellai vret vellaun, tronditet familja e famshme, dalin pamjet
Next Post: VIDEO e Mirit dhe Livias në klubin e Tiranës po bën xhiron e rrjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme