Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Habit ligji i ri! Mund tju marrin shtepine nese

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on Habit ligji i ri! Mund tju marrin shtepine nese
Views: 1,901

Qeveria është bërë gati të ndryshojë ligjin për sektorin e energjisë elektrike, duke propozuar një paketë të re rregullash që forcojnë ndjeshëm mënyrën si trajtohen faturat e papaguara dhe detyrimet e konsumatorëve.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon që klientët fundorë janë të detyruar të paguajnë faturat e energjisë sipas kontratës së furnizimit.

Në rast mospagese, furnizuesi ka të drejtë të ndërmarrë një sërë masash për arkëtimin e detyrimit, duke nisur nga njoftimi zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike dhe deri te procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm përmes përmbarimit.

– Publicitet –
Risia më e fortë lidhet me mundësinë e vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike.

Sipas projektligjit, kjo masë mund të aplikohet në rastet kur detyrimi i papaguar kalon vlerën 1.5 milion lekë dhe i përket klientëve jofamiljarë, pra kryesisht bizneseve.

Vendosja e barrës hipotekore nënkupton që prona lidhet juridikisht me borxhin dhe nuk mund të përdoret lirshëm pa u shlyer detyrimi.

Në praktikë, kjo e kthen faturën e energjisë nga një detyrim i thjeshtë pagesor në një detyrim që prek drejtpërdrejt pasurinë.

Paralelisht, projektligji ruan trajtimin e faturës së energjisë si titull ekzekutiv, çka i jep furnizuesit mundësinë të ndjekë procedurat e përmbarimit pa pasur nevojë për procese të gjata gjyqësore .

Megjithëse në tekst nuk përdoret drejtpërdrejt termi “sekuestrim”, kombinimi i barrës hipotekore me procedurat e përmbarimit krijon bazën ligjore që në faza të mëtejshme, nëse borxhi nuk shlyhet, të arrihet deri në ekzekutimin e pasurisë sipas legjislacionit civil.

Projektligji synon të forcojë disiplinën e pagesave në sektorin energjetik dhe të reduktojë borxhet e këqija, në një kohë kur paralelisht po shtohen edhe të drejtat e konsumatorëve për transparencë në faturim dhe akses në informacion mbi çmimet.

Në tërësi, ndryshimet tregojnë një qasje më të ashpër ndaj mospagesës së energjisë, duke e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë faturën me pasurinë e konsumatorit, të paktën për kategorinë e bizneseve. / Skyweb

Interesting

Post navigation

Previous Post: FOTO: Futbollisti i njohur po lufton për jetën pasi pasditen e sotme pësoi një aksident të rëndë trafiku.
Next Post: VIDEO/ Fundi tragjik! 50-vjeçarja tentoi të shpëtonte qenin e saj, por u sulmua nga dy pitbullë. Ndërron jetë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme