Views: 2,809
Futbollisti grek Marios Oikonomou ka pësuar një aksident të rëndë trafiku dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë lëndime serioze në kokë.
Sipas informacioneve fillestare të publikuara nga mediat lokale, një motoçikletë është përplasur, në rrethana ende të paqarta, me një automjet në qytetin Ioannina. Si pasojë e përplasjes, pasagjeri i motoçikletës, Marios Oikonomou, ka pësuar lëndime të rënda.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Universitar të Janinës, ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv në gjendje shumë kritike, nën mbikëqyrjen e neurokirurgëve.