Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Plot dy vite nga humbja e gruas, Agron Llakaj thyen heshtjen dhe bën dedikimin që përlot! Të kërkoj në ëndrra, ja amaneti

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Plot dy vite nga humbja e gruas, Agron Llakaj thyen heshtjen dhe bën dedikimin që përlot! Të kërkoj në ëndrra, ja amaneti
Views: 819

Tashmë janë bërë plot dy vite që prej ndarjes nga jeta të gjysmës së Agron Llakës, Kostandinës. E dhimbja për aktorin e humorit vijon të jetë e njëjta si ditën e parë kur e shtrenjta e tij mbylli sytë përgjithmonë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, Agroni i ka dërguar një letër Kostandinës, një letër të cilën ajo nuk do ta lexojë, por ai ashtu si edhe shkruan e bind veten se ajo është edhe do ta lexojë.

“Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je”, shkruan ai. Teska në letrën drejtuar partneres së tij të jetës, ai i tregon se si kanë kaluar këto kohë, i flet për familjen të cilën ajo e deshi e u kujdes aq shumë deri në frymën e fundit, e për mbesën e tij Adean pët të cilën thotë se: “ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua”

Dedikimi i plotë:

24/05/2024.., Dy vite pa Ty.

Sot vendosa të të shkruaj…,të kujtohet e shenjta Kostandina, dikur kur ushtar isha, ti më shkruaje vazhdimisht dhe e vetmja gjë që i shtynte ditët e mia ishte letërkëmbimi me ty, në çdo javë më vinte një letër.

Besoj e ke parasysh atë novelën e autorit turk Sabahatin Ali “ 6 letra të pa dërguara !”…hera e parë që më the-mos ma trego,dua ta lexoj vet!

“ Një nënë që rriste e vetme të birin dhe ngaqë i shoqi i kishte braktisur duke u zhdukur pa adresë, ajo e rriti të birin me idenë se babai ishte diku larg dhe i shkruante gjithmonë letra..,letra të pa lexuara kurrë”

Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je.
E dashur Kostandina!(Nina)
Jemi mirë! I ndjek në çdo çast e moment fëmijët tanë por të rritur dhe zotër në jetët e tyre, kurse nipat…,vrapoj t’i shikoj,shijoj,loz e qesh,e zhytem në përqafimin e tyre, janë dashuri e madhe…
Adean ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua.
Ti që e rrite e mban shumë mirë mend kur e vogël, vishte rrobat e tua dhe ne shkriheshim së qeshuri…,e sot ajo sërish i rivesh e provon dhe më thotë-hë gjysh si më rrinë?!
E shikoj dhe sytë më mjegullohen nga lotët…
Edhe Teos e Brus po rriten shpejt e të bukur…,herë pas here kujtohen dhe të kërkojnë.
“Gjyshi, do më bësh dy dhurata për Krishtlindje!-më tha Teos
Pse?!-i thash

Sepse do më japësh edhe dhuratën nga nëna Kostandina,se ajo na shikon nga lart e të thotë bëji dhurata edhe nga unë Teos-it dhe Brus!”-u përlota.
A më thua mërzitem, a më thua qaj, a më thua-të mungoj?!

Të kërkoj në ëndërra,më vjen, zgjohem i vetmuar deri në ëndrrën tjetër.
Mungesë torturuese por jetoj….,unë i di ëndërrat dhe amanetin e pa lënë për fëmijët Kostandina, se e sa herë kemi folur dhe si misionari yt këtu, do luftoj e nuk do dorëzohem kurrë!
Sa gjatë dua të shkruaj por Ti smë lexon…,
Smundem më…por, do të të shkruaj sërish por në ditëlindje, sepse nuk dua të të kujtoj në këtë ditë Kostandina ime…Ti jeton në mua e mes nesh përgjithmonë.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Të paktën 28 ​​të v dekur nga shembja e një miniere të pal igjshme ari
Next Post: I fundit, Ambasada e SHBA ben reagimin per te gjithe shqiptaret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme