Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“SPAK ka hapur Kutinë e Pandorës”, Lala paralajmëron

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on “SPAK ka hapur Kutinë e Pandorës”, Lala paralajmëron
Views: 359

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se krimi i organizuar në Shqipëri jo vetëm që pastron para, por edhe shtrin ndikimin e tij në tenderat publikë dhe institucionet shtetërore.

Duke analizuar punën e deritanishme të bërë nga Prokuroria e Posaccme, ajo u shpreh se SPAK ka kaluar nëpër faza të ndryshme, por ka dhënë goditje të rëndësishme ndaj grupeve kriminale, duke përmendur disa prej operacioneve më të bujshme.

Sipas Lalës, SPAK ka shënuar rezultate konkrete, sidomos në goditjen e grupeve të strukturuara kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në vlera të konsiderueshme.

“Grupi kriminal Pepa është ndoshta ndër goditjet e një prej grupimeve më të rrezikshme kriminale dhe sekuestrimi i pasurive të këtij grupimi kriminal në vlera të konsiderueshme, në dhjetëra milionë euro, mendoj që është një çështje mjaft e rëndësishme sepse ishte një kompani dhe unë e kam trajtuar në emisionin “Në Shënjestër”, e cila kishte fituar dhjetëra tendera publikë. Çfarë do të thotë kjo? Pra, krimi i organizuar që pastron paratë dhe shtrin tentakulat në tenderat publikë, dhe nga ana tjetër ishte një grupim kriminal që planifikonte marrjen peng të drejtorëve të një banke të nivelit të dytë.

Imagjinoni se çfarë grupimi i sofistikuar ku katër vëllezërit — njëri prej të cilëve për fat të keq nuk jeton më, por tre të tjerët ishin përfshirë në krim të organizuar, në trafik të kokainës, në pastrim parash dhe në shtrirjen e tentakulave në tendera, që nga rindërtimi e deri tek tenderat në bashki të ndryshme të vendit. Kështu që në këtë kuptim ishte një çështje e rëndësishme dhe e qenësishme sipas meje.

Po ashtu ke patur goditjen e grupit të Ines Hajrullës në Vlorë. Patjetër që atje duhet të ketë edhe grupi kundërshtar si Llanaj e shumë grupime të tjera në atë qytet, por që për herë të parë SPAK shkoi atje dhe që normalisht hapi kutinë e Pandorës për vrasje mafioze që kanë ndodhur në atë qytet e më pas mund të ketë edhe arrestime… arrestime të tjera”, tha ajo.

Sipas saj, SPAK ka ndërhyrë edhe në raste që lidhen me sekuestrime pasurish ndaj personave të dyshuar si pjesë e rrjeteve kriminale dhe abuzimeve me fondet publike, përfshirë edhe në institucione shtetërore, duke u ndlaur në dosjen AKSHI dhe 40 mln eurot e Mirlinda Karçanajt.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Dalin PAMJET e frikshme nga gara me makina në Tiranë, mjeti me flakën ndezur xhiron në mes të sheshit duke rrezikuar fëmijët
Next Post: Ditë e zezë për PD! Në ditën e zgjedhjeve, ndahet nga jeta në moshë të re gruaja që luftoi kaq shumë për PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme