Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit. Jepet alarmi qe prek te gjithe qytetaret shqiptare

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on I fundit. Jepet alarmi qe prek te gjithe qytetaret shqiptare
Views: 1,152

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një rast të ri phishing që po qarkullon në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, ku qytetarët ridrejtohen në faqe të rreme që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Sipas njoftimit, institucionet kanë ndërhyrë menjëherë pas identifikimit të rastit, duke bashkëpunuar me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, ndërsa domain-et dhe adresat IP të përdorura janë dërguar për bllokim pranë AKEP.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos klikojnë në linke të dyshimta që vijnë përmes rrjeteve sociale apo aplikacioneve të komunikimit, si dhe të mos vendosin të dhënat personale apo bankare në faqe të pa verifikuara. Institucioni thekson se platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare dhe se sulmet phishing synojnë të mashtrojnë përdoruesit përmes imitimit të faqeve të njohura.

“Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP. BËNI KUJDES!

Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi. Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara. Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni. Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale. Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online”, thuhet në njoftim.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Lajm i mirë nga Qeveria për pensionistët/ Duke nisur nga
Next Post: Ambasada e SHBA ben reagimin per te gjithe shqiptaret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme