Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

GJKKO dënon me burg ish-kryetaren e bashkisë

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on GJKKO dënon me burg ish-kryetaren e bashkisë
Views: 1,444

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Islamaj është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, por dënimi është pezulluar dhe është zëvendësuar me 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Në të njëjtin proces gjyqësor, është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Ai ka marrë një dënim me 6 muaj burg, i cili gjithashtu është pezulluar dhe është konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Hetimet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngritën dyshime se Zyra Islamaj i kishte kërkuar ndërtuesit realizimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, ndonëse kjo ndërhyrje nuk ishte pjesë e projektit fillestar.

Sipas organit të akuzës, ish-zyrtarja dyshohet se kishte ushtruar ndikim ndaj ndërtuesit dhe kishte përfshirë edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për realizimin e punimeve./Top Channel

Interesting

Post navigation

Previous Post: Identifikohen viktimat e tragjedisë, mes tyre babë e bir
Next Post: Rusia i trembet një lufte të ardhshme me Gjermaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme