Ekskluzive | Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet direkt në burg

Views: 1,897

Më 19 maj 2026 rreth orës 18:50, një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sapo ka ateruar në Kosovë nga Gjermania, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në sistemin policor në pikën kufitare, ka rezultuar se ndaj Ibrahim Sylës ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas burimeve, ai ishte i dënuar me dënim me gjobë, i cili ishte konvertuar me burgim.

Pas ndalimit në aeroport, rasti është trajtuar nga njësitet relevante policore të Stacionit Policor në Obiliq, të cilat më pas e kanë dërguar të dënuarin në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Arrestimi është realizuar menjëherë pas mbërritjes së tij nga Gjermania në Kosovë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Comment