Tragjedi ne Vushtrri: Vdes nje 31 vjeçar pasi ra nga skelet duke punuar, dalin pamjet tronditese

Views: 625

Pak minuta më parë një person ra nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në rrugën “Bedri Pejani” pranë Akademisë Policore në Vushtrri.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Prekazi konfirmoi se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se po merret me hetimin e rrethanave.

Burime të “Mitropol” brenda Spitalit të Vushtrrisë konfirmojnë se 31 vjeçari që ra nga kati i tretë duke punuar ku ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I njejti ishte dërguar pa shenja jete në spital dhe përkundër mundimeve të ekipit shëndetësor për reaniminim, i njejti nuk ka dhënë shenja jete.

Leave a Comment