Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Ishte planifikuar për nesër”, Trump anulon slmin e radhës ndaj Iranit

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on “Ishte planifikuar për nesër”, Trump anulon slmin e radhës ndaj Iranit
Views: 53

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka shtyrë një sulm ndaj Iranit i cili ishte planifikuar të niste nesër. Trump përmes një postimi në “Truth Social” shkruan se liderët e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve Arabe i kërkuan ta shtynte sulmin pasi sipas tyre po zhvillohen negociata të cilat mund të sjellin marrëveshje.

Presidenti amerikan shton se edhe pse e ka shtyrë sulmin ai ka dhënë udhëzime që SHBA të jenë e përgatitur për të vazhduar një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit në rast se nuk arrihet një marrëveshje të pranueshme.“Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, më kanë kërkuar të shtyj sulmin tonë të planifikuar ushtarak ndaj Republikës Islamike të Iranit,

i cili ishte planifikuar për nesër, për shkak se tani po zhvillohen negociata serioze dhe se, sipas mendimit të tyre, si Udhëheqës të Mëdhenj dhe Aleatë, do të arrihet një Marrëveshje, e cila do të jetë shumë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.Kjo Marrëveshje do të përfshijë, e rëndësishme, ASNJË ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN!

Bazuar në respektin tim për Udhëheqësit e lartpërmendur, kam udhëzuar Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, Kryetarin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjeneral Daniel Caine, dhe Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, që NUK do ta bëjmë sulmin e planifikuar ndaj Iranit nesër, por i kam udhëzuar më tej ata që të jenë të përgatitur për të vazhduar me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit, në një moment njoftimi, në rast se nuk arrihet një Marrëveshje e pranueshme”, shkruan ai.

Interesting

Post navigation

Previous Post: How AI is Changing the Way We Manage Money
Next Post: Urgjente! Rrhet gazetari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme