Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një motor.Si pasojë e ngjarjes, është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.