Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”/ Rama ka një vendim FANTASTIK për…

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on “Së shpejti do të vijë lajmi i ri”/ Rama ka një vendim FANTASTIK për…
Views: 1,068

Kryeministri Edi Rama ka komentuar votën pro të opozitës shqiptare në Kuvend lidhur me rezolutën për integrimin.Rama thekson se opozita e ka kuptuar që procesi i integrimit është i pandalshëm dhe bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston.Po ashtu kreu i qeverisë paralajmëroi një lajm të ri, atë të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë. Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në “varkën e Shqipërisë europiane”, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha Rama.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Vjehrra nga Prishtina e rrah rejen e bene llom, del videoja me pamje te renda
Next Post: Lajm i mirë për pensionistët, vjen njoftimi pozitiv për të gjitha kategoritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme