Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksidenti në Itali, kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën /EMRI

Posted on May 17, 2026May 17, 2026 By admin No Comments on Aksidenti në Itali, kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën /EMRI
Views: 1,072

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Itali mbrëmjen e së premtes. Viktima është identifikuar si 19-vjeçari Klevis Kalliu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto, ku automjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte i riu është përplasur me një “Toyota Auris”.

Sipas mediave italiane, Klevis Kalliu ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë 19-vjeçarin, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedes-it.Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit fatal

Interesting

Post navigation

Previous Post: SINJALI “B0MBË” nga Evropa!/ Balluku mund të TRONDISË rëndë qeverinë në javët e ardhshme?
Next Post: Alarm në aeroportin e Athinës, ajo qe zbulohet i befasoi te gjithe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme