Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajm i mire, rikthehet treni ne Tirane, nga stacioni i autobusave ne rrethe deri ne…

Posted on May 17, 2026May 17, 2026 By admin No Comments on Lajm i mire, rikthehet treni ne Tirane, nga stacioni i autobusave ne rrethe deri ne…
Views: 1,724

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e segementit, si pjesë e linjës Durrës–Tiranë–Rinas.

Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 kilometrash, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet.

Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.

Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës.

Në segmentet brenda qytetit parashikohet ndarje nga trafiku rrugor, ndërsa në disa zona trenat do të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për arsye sigurie dhe integrimi urban. Në total, ndërhyrja prek mbi 70 mijë metra katrorë tokë dhe rreth 120 objekte, ndërsa synimi kryesor mbetet ulja e trafikut, ndotjes dhe rritja e rolit të transportit publik në kryeqytet.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 – mujorin e parë 2027, Per te qënë i informuar me lajmet më të fundit në vend duhet te hapesh njeren nga lajmet më poshtë, JU FALEMINDERIT .

Interesting

Post navigation

Previous Post: Gjendet i pa jetë në mes të rrugës i riu (EMRI)
Next Post: Një tërmet i fuqishëm godet kete vend, ku ishte epiqendra, forca e lëkundjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme