Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është BOSSI më i madh që askush nuk guxon ti thotë emrin

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është BOSSI më i madh që askush nuk guxon ti thotë emrin
Views: 5,527

Gazetari Artan Hoxha ka sqaruar deklaratën e tij, ku është shprehur se personi më i rrezikshëm në Shqipëri është ai që nuk i përmendet fare emri në media.

Hoxha tha se deklarata e tij nuk kishte lidhje me ndonjë individ konkret, por me mënyrën se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri.

“Po më thoshin 2-3 veta se e kisha për filan person apo për një tjetër. Unë atë e kam në kuadrin e një modeli se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri”, deklaroi gazetari në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas tij, nga eksperienca shumëvjeçare në kronikën e zezë, figurat më të fuqishme të botës së krimit janë zakonisht ato që nuk ekspozohen publikisht.

“Unë mendoj nga eksperienca që kam se gjithmonë bosi më i fortë i krimit të organizuar është ai që nuk ka nisur t’i përmendet emri në media”, tha Hoxha.

Ai shtoi se në momentin kur emrat e personazheve kriminalë fillojnë të qarkullojnë publikisht, ekspozimi bëhet problem edhe për rrjetin e tyre të mbështetjes.

“Gangsterët shqiptarë më parë kishin dëshirë të dilnin në media. Më pas e kuptuan se ekspozimi ishte problem edhe për politikanët dhe policët që i mbrojnë”, u shpreh gazetari.

Në fund, Hoxha theksoi se deklarata e tij nuk duhet interpretuar si referencë për një emër të caktuar në botën e krimit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: ngjarje e rende ne rruget e Shqiperise! Mesohet se nje 17 dhe 18 vjecar kane…
Next Post: Rrebeshe shiu, temperatura të ulëta, ja çfarë na pret në fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme