Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Posted on May 16, 2026 By admin No Comments on LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
Views: 1,823

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte. Piktori i njohur shqiptar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndësishëm të skenografisë dhe pikturës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë dekada i dha artit shqiptar një kontribut të vyer dhe të pazëvendësueshëm, ka ndërruar jetë.

I njohur ndryshe si “piktori i filmave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hodhi themelet e estetikës dhe fizionomisë së dekorit në kinematografinë shqiptare. Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një figurë e spikatur e Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në daljen në pension në vitin 1997.

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Hapat e parë në artin e vizatimit i mori në Korçë, pranë emrave të njohur të pikturës shqiptare si Guri Madhi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ndërsa në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai u rikthye në Tiranë, ku përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve si piktor filmi.

Karriera e tij artistike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai realizoi skenografi, kostume dhe afishe filmash që sot konsiderohen pjesë e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare.

Ndër filmat ku Shyqyri Sako dha kontributin e tij si piktor dhe skenograf renditen: “Njësiti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, “Dimri i fundit”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mësonjëtorja”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Shpella e piratëve”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Albin Kurti me beri loje pas shpine”, Vjosa Osmani akuzon rende Kurtin thot se i tha qe ti nuk mund te …
Next Post: Cfare po ndodh ne Shqiperi?! Priten arrestime policësh, dyshohet se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme