Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

ALARM ne autostrade! Aksident i trefishte, makina del nga rruga, ka shume te…

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on ALARM ne autostrade! Aksident i trefishte, makina del nga rruga, ka shume te…
Views: 2,210

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë tre automjete.

Në aksident janë përplasur një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz”, si edhe një mjet i tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i rëndë, një bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë.Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë dhënë ndihmën e parë për personat e përfshirë në përplasje.

Burime paraprake bëjnë me dije se një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E plote se si do jete moti ne fundjave
Next Post: Rrebeshe shiu, temperatura të ulëta, ja çfarë na pret në fundjavë dhe përgjatë majit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme