Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Erdhi dita të…”/ Artan Hoxha shtang me mesazhin e forte

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on “Erdhi dita të…”/ Artan Hoxha shtang me mesazhin e forte
Views: 1,624

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me ish-ministrin Lefter Koka, i cili është dënuar për çështjen e inceneratorëve.

Hoxha u ndal gjerësisht te mënyra si janë trajtuar çështjet gjyqësore të inceneratorëve, duke ngritur pikëpyetje mbi procesin e hetimit dhe mënyrën e llogaritjes së dënimeve, si dhe mbi përgjegjësitë reale në këtë aferë.

Sipas tij, në opinionin publik është krijuar perceptimi sikur janë dënuar disa ministra për inceneratorë të ndryshëm, ndërkohë që në thelb bëhet fjalë për të njëjtin person në disa dosje të lidhura me projekte të ndryshme.
Gazetari kritikoi gjithashtu mënyrën e trajtimit të masave të sigurisë dhe llogaritjes së kohës së paraburgimit, duke e cilësuar vendimin e Apelit si një interpretim kompleks që ka ndryshuar mënyrën e përllogaritjes së dënimit.

‘Vijmë te kjo pjesa e sotme. Pse, edhe pse është qesharake. Po ti e sheh e vërtetë sa herë duhet një ministër për statistika, po nuk mund të çosh për tre inceneratorë të njëjtin ministër. Se iku ai, mori çfarë kish për të marrë.

Ne raportojmë që kemi, kemi dënuar tre ministra për tre inceneratorë, po në fakt është i njëjti. Laj e thaj, është Ter Koka. Me të drejtë i vllai thotë unë e kam kokën… ‘Po pa më u frymëzova’ tha, ‘nga’, se fola me të dy thotë. Dhe i tha ‘çfarë do bësh? Do dorëzohesh? S’do dorëzohesh? Si e ke situatën?’ Dhe, ëh, kur pashë tha, aktorin kombëtar tha atje që tha, i tha kryetarit të bashkisë që unë jam gati t’i bëj.

Jam gati tha t’i bëj ato vitet e burgut. ‘Pse mos t’i bëj unë?’ tha. Se shoh që të drejtat janë jashtë.

Problemi që lindi sot është kjo. Si është e mundur? Te inceneratori i Tiranës, i cili të gjithë aktivitetin, veprimtarinë e ka mbasi i ka dhënë dorëheqjen Lefter Koka. Mbasi i ka dhënë dorëheqjen Lefter Koka.

Dhe është një gjë, aty janë nja 60 milionë euro njëherë që e dihet tashmë qartë se kush i ka marrë. Dhe nuk hetohet më. Pse nuk hetohet më tej? Leje, nuk po pres të shkojnë lart te Rama, jo me ato aty, kush janë përfituesit direkt?

Dhe çfarë ka, çfarë bëri sot Gjykata e Apelit? Gjykata e Apelit bëri një shpikje. Meqenëse shkalla e parë e kishte dënuar me dy vjet, për Tiranën ë, se për Fierin e për Elbasanin i mbaroi ai.

Se i ka bërë katër vjet burg ai. Tani, tek Tirana i thanë, ‘Shiko zotëri, ti do, do, jo me dy vjet burg. Ti do dënohesh me tre vjet burg.’ Dhe çfarë i ndryshuan? I shuan masën e sigurisë. Gjatë kohës që Lefter Koka qëndronte në burg, i shkonte masa e sigurisë për inceneratorin.

Në fillim i shkoi për Elbasanin, u dënua ai. Ndërkohë i shkoi masa e sigurisë për Fierin. Dhe kur të vjen masa e sigurisë, ajo llogaritet si paraburgim. Paraburgimi është një ditë e gjysmë burg. Nuk është burg thjesht, po është paraburgim, prandaj ka masë sigurimi. Kur u dënua për Fierin, i çuan një masë të re nga Tirana, paraburgim, për inceneratorin e Tiranës. Tani i thonë, ‘Jo…’

‘Jo. Ne të kemi sjellë masën në burg, po ti s’ke qenë paraburgim. Ti ke qenë në burgim. Pra ti nuk përfiton një ditë e gjysmë, po vetëm një ditë burg. Dhe meqënëse te llogaritja me plus-minus,’ i thonë, ‘do bësh dhe gjashtë muaj të tjera, sepse ato ditët që ty gjykata e shkallës së parë t’i ka llogaritur si paraburgim, dhe masën gjykata e ka dhënë, pra të paraburgimit, ne nuk i quajmë paraburgim, ne i quajmë si burgim.

Dhe ti do të bësh dhe gjashtë muaj të tjerë tani që ta kompletosh atë dhe do i bësh tani si i burgosur.’ Tani ky vendim i duhet të ekzekutohet nga një prokuror, ë, vendimi i gjykatës sot dhe ai prokurori, ndonjë prokurori i çështjes mos gaboj, duhet ta, duhet t’ia japë BKH-së dhe BKH-ja pastaj do të vejë ta ekzekutojë. Dhe këtu do të duket se çfarë vendimi do marrë. Unë për vete si ide i dhashë një ide si e Ben Ahmetajt. Erdhi dita që s’ke pse i fal më, se s’po të falin asnjë’, u shpreh ndër të tjera, Artan Hoxha.“Erdhi dita të…”/ Artan Hoxha trondit me mesazhin e forte: Të shkojnë lart te…

Interesting

Post navigation

Previous Post: Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten!
Next Post: Ngjarje e rende ne vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme