Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kejvina Kthelles i ndodh e keqja e papritur, shoqja e saj e ngushte i ben te zezen e madhe

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on Kejvina Kthelles i ndodh e keqja e papritur, shoqja e saj e ngushte i ben te zezen e madhe
Views: 233

Modelja Kejvina Kthella, emri i së cilës është lakuar gjerësisht në media edhe për shkak të marrëdhënies së saj të mëparshme me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Redjan Rraja, ka rënë së fundmi në një “gracke”, e pikërisht nga shoqja e saj.

Bëhet fjalë për shtetasen Anela Osmani nga Gramshi, ndaj së cilës Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi dyshohet se i ka marrë modeles shumën prej 8 mijë eurosh dhe nuk ia ka kthyer më.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, kallëzimi është depozituar në Policinë e Tiranës në fillim të muajit maj 2026, ndërsa më 7 maj materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nga hetimet paraprake mësohet se Kejvina Kthella kishte kursyer shumën prej 8 mijë eurosh nga të ardhurat e saj dhe për shkak se do të largohej drejt Lezhës, kishte vendosur t’ia linte për t’ia ruajtur shoqja e saj, Angela Osmani.

Por, sipas dëshmisë së saj, pas marrjes së shumës, Anela Osmani nuk ia ka kthyer më paratë, duke dhënë vazhdimisht justifikime të ndryshme. Fillimisht ajo ka pretenduar se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk arrinte ta hapte pasi kishte harruar kodin. Më pas, pas insistimit të Kthellës dhe hapjes së kasafortës, rezultoi se paratë nuk ndodheshin aty.

Sipas kallëzimit, Osmani ka vijuar të justifikohej duke thënë se shumën e kishte depozituar në një llogari bankare, por se ajo ishte bllokuar nga përmbarimi, çka e pengonte të tërhiqte paratë.

Përballë këtyre pretendimeve, të cilat dyshohet së nukanë qenë gjë tjetër përveçse mashtrime, Kejvina Kthella iu drejtua Policisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj shoqes së saj

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka kërkuar ndaj Anela Osmanit masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, duke argumentuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprës penale të mashtrimit, por pa pasoja të rënda penale.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Megjithatë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Anela Osmanit, e cila pak ditë më parë doli para togave të zeza për t’u njohur me vendimin.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Edi Rama telefonon Sali Berishën? Gazetari jep lajmin e madh, ja marrëvëshja e madhe që është kryer
Next Post: VIDEO me Ergys Agasin i shkatërron familjen Linda Karçanajt?! Ish-drejtuesja e AKSHI-t: Gysin e kam njohur si zyrtar të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme