Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Pandeli Majko bën thirrje për tubime: Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Pandeli Majko bën thirrje për tubime: Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!
Views: 1,110

sh kryeministri shqiptar dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Më 18 maj do të mbahet protesta e radhës e studentëve në Shkup, e cila nis në orën 16:30.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko theksoi se studentët po kërkojnë një të drejtë themelore, përdorimin e gjuhës shqipe në provime, duke e cilësuar absurde që studimet të zhvillohen në shqip, ndërsa provimet të jepen në maqedonisht.

“Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!”, shkruan ai.

Ai kritikon edhe deklaratën e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski për konsultimin me Komisionin e Venecias lidhur me çështjen e gjuhës shqipe.

“Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!”, shton ai.

Sipas Majkos, protesta e studentëve përfaqëson më shumë se një revoltë studentore, duke e konsideruar atë një betejë për të ardhmen dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit! Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen. Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!”, përfundon Majko.

Reagimi i plotë:

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!

Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!

Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!

Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!

Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.

Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!

Interesting

Post navigation

Previous Post: I fundit! Ambasadori britanik tregon gjithçka
Next Post: Ngjarje e rëndë/ E goditën me grusht, më pas me gotë! Dhunohet zv.ministri i Financave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme