Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Ambasadori britanik tregon gjithçka

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on I fundit! Ambasadori britanik tregon gjithçka
Views: 966

Nicholas Abbott, ambasadori britanik në vendin tonë, deklaroi se nuk po ndalohen shqiptarët që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por autoritetet duan që atje të shkohet në mënyrë të ligjshme.

Mendoj se kemi kritere të qarta. Në fakt, imigracioni i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar është një çështje shumë e ndjeshme dhe ne po shikojmë politikisht që kjo po kthehet në diçka që si qeveria dhe partitë opozitare janë tej mase të përqëndruara.

Prandaj, duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe ka një numër shumë të madh të shqiptarëve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht me vizë, mund të shkojnë për turizëm, nganjëherë mund të shkojnë dhe për punë, pavarësisht se është e kufizuar, por ama ekziston. Nuk po them që është e lehtë për t’u bërë, sepse nuk është, dhe e di që ka dhe një kosto që përfshihet këtu, por nuk po përpiqemi që të ndalojmë shqiptarët që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk është ky rasti. Ne duam që ata ta bëjnë këtë, por në mënyrë të ligjshme. Ama, sfida jonë janë ata që shkojnë ilegalisht. Dhe këta shpesh punojnë në aktivitete të paligjshme”, tha ambasadori.

“Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne i shikojmë këto gjëra shumë rregullisht dhe siç mund ta imagjinoni kjo është një temë diskutimi edhe për mua. Por, dua të shpjegoj ndjeshmërinë që ekziston në Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje dhe e di që disa ndjehen që ne jemi në mënyrë të padrejtë duke shenjëruar shqiptarët. Në fund të fundit, ka një numër të madh shqiptarësh krahasuar me shtetësi të tjera që janë të përfshirë në aspekte që nuk duhet t’i bënin”, shtoi ambasadori.

Sipas tij, “ka njerëz që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fatkeqësisht nuk i kanë burimet financiare për ta bërë këtë ose ndoshta nuk i kanë marrëdhëniet me njerëz në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Ose ndoshta nuk japin arsyet e vërteta përse po shkojnë atje. Prandaj, jemi duke i parë këto gjëra nga shumë afër, por kjo nuk bëhet me qëllim për të shënjëstruar ndonjë popullatë në veçanti”, tha ambasadori.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E fundit, vjen lajmi i madh per transportin publik ne Shqiperi, sapo u njoftua se…
Next Post: Pandeli Majko bën thirrje për tubime: Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme