Gjakova tronditet nga dy ngjarje që ndodhen sot

Views: 10

Dy raste të ndara kanë ndodhur në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, ku Policia e Kosovës ka intervenuar në incidente që lidhen me dhunën në familje dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, çift bashkëshortor, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës:

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, çift bashkëshortor, pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë kacafytur mes vete. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor.”

Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në fshatin Morinë, ku policia ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar 19 gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar:

një armë zjarri;
tre karikatorë;
91 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Dy rastet kanë ngritur shqetësime për sigurinë dhe incidentet me armë në rajonin e Gjakovës.

Leave a Comment