policia i shkon në banesë dhe dhnon të moshuarën, avokati nxjerr pamjet

Views: 0

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Golemit, një territor që prej kohësh është shoqëruar me konflikte të forta dhe shpeshherë të dhunshme për çështjet e pronësisë. Këtë herë, në qendër të akuzave nuk janë vetëm palët në konflikt, por edhe vetë efektivët e Policisë së Shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike nga avokati Arben Llangozi, efektivë të Komisariatit të Kavajës kanë ndërhyrë ditën e sotme në banesën e një të moshuare, ku dyshohet se ndaj saj është ushtruar dhunë verbale dhe fizike. Në pamjet e publikuara e moshuara shfaqet e shtrirë përtokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, madje sipas avokatit dhe në gjendje të fikëti.

Leave a Comment