Mësuesja e dy fëmijëve që ndërruan jetë dje tragjikisht në Durrës pas incidentit fatkeq në një prononcim për emisionin Shqipëria Live për Top Channel, është shprehur se prindërve u janë tharë lotët nga dhimbja.
“Një situatë për të cilën nuk japim dot shumë komente. Përpos heshtjes, kuptojmë dhimbjen e familjarëve por dhe atyre që i njihnin. Në momentin kur hyra në familjen e parë, në familjen e zotit Ermal, të cilin e takova dhe personalisht, cfarë vë re, është se nuk ka lot.
