E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ishte sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja e cila u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe duke paralajmëruar ardhjen e parakohshme të ditëve të nxehta verore.
Fundjava që lamë pas duket se do të jetë më e freskëta për një kohë të gjatë, pasi çdo fundjavë pasuese pritet të jetë akoma më e nxehtë.
