Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Shoferi që që aksidentoi dy fëmijët në Durrës lë pa fjalë policinë, ja çfarë i kishte ndodhur para ngjarjes

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Shoferi që që aksidentoi dy fëmijët në Durrës lë pa fjalë policinë, ja çfarë i kishte ndodhur para ngjarjes
Post Views: 2,655

“Më vrisni, nuk meritoj të jetoj”, kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Sipas korrespondentes në Durrës Klodiana Haxhiaj, Nikollë Rradaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Na falni me gjithë shpirt kemi vendosur të…” Fëmijët e 57 vjeçarit që bëjnë veprimin e paimagjinueshëm
Next Post: 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme