Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kryeministri po udhëton drejt Armenisë në Samitin Europian! Avioni pëson difekt, tenton ulje emergjente dhe

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Kryeministri po udhëton drejt Armenisë në Samitin Europian! Avioni pëson difekt, tenton ulje emergjente dhe
Post Views: 1,761

Aeroplani i kryeminstrit spanjoll, Pedro Sánchez, u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe të ndryshonte itinerarin e tij këtë të diel, për shkak të një problemi teknik të paparashikuar.

Avioni që transportonte kryeministrin spanjoll në Armeni për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian u desh të bënte ulej të detyruar në Ankara, kryeqytetin e Turqisë.

Për shkak të defektit teknik, delegacioni spanjoll do të kalojë natën në Ankara, përpara se të rifillojë udhëtimin për në Armeni këtë të hënë.

Airbus A310 me të cilin udhëtonte Sánchez u nis nga baza ajrore Torrejón de Ardoz rreth orës katër të pasdites me qëllim që të arrinte në kryeqytetin e Armenisë, ku këtë të hënë do të takoheshin rreth pesëdhjetë udhëheqës të forumit ndërkombëtar.

Ndërsa mësohet se fluturimi i Sánchez pësoi vetëm një problem teknik, është e pashmangshme të kujtojmë precedentin vitit të kaluar ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pësoi një ndërprerje të sistemit të navigimit të aeroplanit në të cilin po udhëtonte si rezultat i një sulmi kibernetik të supozuar nga shërbimet e inteligjencës ruse.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E trishtë! Një prej të miturve nuk ka kush ti marrë trupin??? Ja çfarë po i ndodh prindërve të tij
Next Post: Berisha për Nikoll Radaçin: Ishte i “përkëdheluri” i partisë dhe ishte i paprekshëm, ja pse nuk e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme