Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6
Post Views: 1,313

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë një ndryshim në drejtimin e një prej komisariateve në kryeqytet, duke emëruar në krye të Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, Alban Hoxha.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Alban Hoxha vjen në këtë pozicion nga detyra e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Më herët, ai ka mbajtur funksione të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe detyra të tjera drejtuese në qarkun e Fier dhe në Shkodër.

Ky emërim vjen si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë, pas marrjes së detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita.

Interesting

Post navigation

Previous Post: SPAK operacion në Elbasan, lëshohen 18 urdhërarreste
Next Post: “Moti më i çmendur që keni parë”/ Meterologia jep parashikimin për muajin Maj, ja çfarë pritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme