Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJM I FUNDIT/ Aksident i trefishtë në vend, një i vdekur dhe dy të plagosur

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on LAJM I FUNDIT/ Aksident i trefishtë në vend, një i vdekur dhe dy të plagosur
Post Views: 2,053

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:25, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.

Fillimisht, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi V. X., ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës shtetasi Z. M., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e parë.

Gjithashtu, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja Gj. M., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani njofton vendimin drastik
Next Post: E rëndë në Tiranë, burri gjendet i pajetë , çfarë dyshohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme