Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajm i mirë për pushuesit:: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi….

Posted on May 2, 2026 By admin No Comments on Lajm i mirë për pushuesit:: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi….
Post Views: 2,620

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka folur për vendimin e fundit të miratuar në këshillin bashkiak, i cili përcakton tarifën maksimale prej 700 lekësh (rreth 7 euro) për plazhet.

Sipas saj, rreth 15 mijë metra katrorë vijë bregdetare do të jenë plazh publik falas. Në këto hapësira pritet të vendosen rreth 350 çadra dhe shezlongë, ndërsa do të ketë edhe zona publike pa pagesë ku qytetarët mund të përdorin çadrat dhe shezlongët e tyre personalë.

Mersini theksoi se tarifa prej 700 lekësh do të vlejë si kufi maksimal edhe për plazhet private, të cilat do të menaxhohen përmes bashkëpunimit me bizneset. Ajo bëri krahasimin me vitin e kaluar, kur çmimet arrinin deri në 2 mijë lekë (20 euro), duke nënvizuar se këtë sezon nuk do të lejohet tejkalimi i këtij limiti.

Vendimi ka nxitur diskutime të shumta në Këshillin Bashkiak dhe mes qytetarëve të Vlorës gjatë ditëve të fundit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Virus i frikshem që përhapet në ujë, vjen paralajmerimi i forte para sezonit turistik! Kujdes nga sytë se…
Next Post: Rrjeti po zien/ Hati në një romancë me fituesin e reality show-t? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme