Views: 0
Sipas parashikimit të Administratës për Punë Hidrometeorologjike, nga e marta deri në fund të javës na pret mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu.
Të martën do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë, ndërsa të mërkurën në shumë vende priten reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me bubullima.
Nga e enjtja paralajmërohet ndryshim i motit – do të fryjë erë veriore mesatare deri e përforcuar, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme.
Të premten dhe gjatë fundjavës, temperaturat e mëngjesit në disa vende mund të zbresin edhe nën zero gradë, që nënkupton mundësi për paraqitje të ngricës.